Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lynkuet, ilaçi i ri jo-hormonal që lehtëson afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës

Jetë 07/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lynkuet (me substancë aktive elinzanetant) është një ilaç i ri jo-hormonal i zhvilluar nga kompania Bayer, i miratuar për trajtimin e afsheve të nxehta dhe djersitjeve të natës të moderuara deri në të rënda gjatë menopauzës.

Simptomat e menopauzës prekin deri në 80% të grave dhe mund të zgjasin deri në 10 vjet, shpesh duke ndikuar në gjumin dhe humorin, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Për shumë gra që nuk mund ose nuk dëshirojnë të përdorin terapi hormonale zëvendësuese (HRT), Lynkuet ofron një alternativë të sigurt dhe efektive.

Në provat klinike, Lynkuet përmirësoi simptomat brenda një jave tek gratë pas menopauzës të moshës 40–65 vjeç.

Pas 12 javësh, mbi 70% e pjesëmarrëseve raportuan një ulje prej të paktën 50% në shpeshtësinë e afsheve të nxehta.

Sipas Dr. Amy Voedisch nga Universiteti Stanford, Lynkuet është veçanërisht i dobishëm për ato që nuk mund të përdorin ose preferojnë të shmangin HRT.

Efektet anësore më të zakonshme përfshijnë dhimbje koke, lodhje dhe marramendje.

Për siguri, kërkohen teste të funksionit të mëlçisë para dhe pas fillimit të trajtimit. Megjithatë, Lynkuet nuk ndikon në simptoma të tjera të menopauzës, si thatësia vaginale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPacientët me kancer vazhdojnë të përballen me mungesa të barnave esenciale në Onkologji të QKUK-së
Artikulli i rradhës Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Golluboc të Malishevës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.