Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të premten në mëngjes në Ferizaj, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për presion psikologjik dhe sjellje kërcënuese të vazhdueshme.
Sipas burimeve të besueshme nga Prokuroria e Shtetit, ngjarja ka ndodhur më 07 nëntor 2025, rreth orës 08:30, në rrugën “Remzi Hoxha”.
Viktima L.S., rreth 43-vjeçare është paraqitur në stacionin policor dhe ka deklaruar se bashkëshorti i saj, F. S., rreth 46-vjeçar, prej kohësh ushtron ndaj saj presion psikologjik për shkak të xhelozisë, duke e bërë të ndihet e kërcënuar dhe nën tension të vazhdueshëm.
Pas raportimit, policia ka intervistuar edhe të dyshuarin, i cili gjatë procedurës ka pranuar se posedon një armë zjarri të tipit Tisas, kalibër 9 mm, për të cilën ka prezantuar leje mbajtjeje. Megjithatë, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, arma së bashku me katër karikatorë, lejen e mbajtjes dhe 235 fishekë janë sekuentruar nga policia për verifikim të mëtejshëm.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, me hetime që po zhvillohen për të përcaktuar nëse armën e poseduar e ka përdorur ose kërcënuar në kontekst të dhunës së raportuar./ Sinjali/




