Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët: Mosha e artë e trurit është midis 55 dhe 60 vjeç

Jetë 08/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri shkencor ka përmbysur bindjen e përhapur se pas të 50-ave truri fillon të ngadalësohet.

Sipas kërkuesve, pikërisht në këtë periudhë njeriu arrin kulmin e aftësive të tij njohëse, me trurin që bëhet më i qëndrueshëm, më i mençur dhe emocionalisht më i pjekur, shkrua Health, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i botuar në revistën Intelligence, tregon se performanca e përgjithshme e trurit arrin nivelet më të larta midis moshës 55 dhe 60 vjeç, duke përmbysur perceptimin tradicional se mesomosha shënon rënie mendore.

Hulumtimi analizoi 16 tipare kryesore psikologjike, përfshirë arsyetimin, njohuritë dhe inteligjencën emocionale, si dhe pesë tiparet e mëdha të personalitetit: ekstraversionin, stabilitetin emocional, ndërgjegjshmërinë, hapjen ndaj risive dhe pajtueshmërinë. Rezultatet treguan se ndërgjegjshmëria arrin kulmin rreth moshës 65 vjeç, stabiliteti emocional në 75, ndërsa arsyetimi moral vazhdon të përmirësohet edhe pas të 70-ave. Sipas studiuesve, megjithëse shpejtësia e përpunimit të informacionit mund të bjerë lehtë, aftësi të tjera si gjykimi, përvoja dhe kontrolli emocional forcohen me kalimin e moshës.

Ekspertët theksojnë se individët në mesin e jetës janë shpesh më të përshtatshëm për role udhëheqëse dhe vendimmarrëse, pasi kombinojnë përvojën praktike me aftësitë njohëse dhe emocionale të zhvilluara. “Këto gjetje tregojnë se truri i mesomoshatarëve nuk është aspak në rënie, përkundrazi është në formën më të mirë të mundshme,” thuhet në studim. Autorët nënvizojnë se konceptet paragjykuese mbi plakjen mendore janë të tejkaluara dhe se mosha duhet parë si periudhë e pjekurisë dhe forcës mendore, jo e rënies.

Për të ilustruar këtë, studiuesit përmendin figura si Charles Darëin, i cili botoi On the Origin of Species në moshën 50 vjeç, dhe Ludëig van Beethoven, që krijoi Simfoninë Nr. 9 në moshën 53 vjeç. Të dyja rastet tregojnë se kulmi i krijimtarisë dhe mendimit të thellë shpesh ndodh në mesin e jetës./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakGruaja nga Ferizaj denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike, policia i sekuestron armën me 235 fishekë
Artikulli i rradhës Rritet numri i të rinjve me kancer kolorektal te moshat e reja: 5 gjëra që duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.