Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët japin alarmin: Prindërit shqiptarë po përdorin ChatGPT-në për receta mjekësore,

Lajme 08/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Një fenomen shqetësues po përhapet mes prindërve shqiptarë, përdorimi i ChatGPT për marrjen e recetave mjekësore për fëmijët. Mjekët pediatër raportojnë gjithnjë e më shumë raste ku prindërit, veçanërisht nënat e reja, i janë drejtuar platformës për të trajtuar fëmijët me viroza apo simptoma të tjera, duke sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.

“Mund të them se kemi pasur shumë raste ku fëmijët vijnë me komplikacione, pasi janë trajtuar me receta të marra nga ChatGPT. Nëna e pranon vetë se ka ndjekur udhëzimet e tij,” shprehet një mjek i familjes, duke e cilësuar këtë praktikë “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Mjekët theksojnë se asnjë sistem inteligjence artificiale nuk mund të zëvendësojë ekzaminimin fizik të pacientit, dëgjimin e mushkërive apo vlerësimin klinik që bën një specialist.

“Problemi nuk është vetëm receta, por mungesa e diagnostikimit. ChatGPT nuk mund të shohë, dëgjojë apo vlerësojë pacientin,” shton mjeku.

Ekspertët bëjnë apel që në çdo rast sëmundjeje të konsultohet mjeku përkatës, duke paralajmëruar se përdorimi i inteligjencës artificiale për mjekim mund të kthehet në rrezik për jetën./ JOQ Albania/

Artikulli paraprakIlaçet revolucionare për humbje peshe po ndryshojnë tregun global të shëndetit
Artikulli i rradhës Shkencëtarët tajvanezë krijojnë serumin që mund të rikthejë flokët për 20 ditë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.