Harroni kremrat apo suplementet “mrekullibërëse” – të mësuarit e më shumë se një gjuhe mund të jetë një mënyrë e fuqishme për t’u mbrojtur nga plakja, sipas një studimi të ri.
Të folurit e disa gjuhëve është gjithmonë ka pasuruar jetën shoqërore e kulturore, por tani shkencëtarët kanë zbuluar një përfitim tjetër: mund të në ndihmojë të jetojni më gjatë.
Duke analizuar të dhënat e mbi 80,000 personave të moshës 51–90 vjeç nga 27 vende evropiane, studiuesit shqyrtuan nëse procesi i plakjes biologjike ishte më i ngadalshëm apo më i shpejtë sesa pritej, bazuar në faktorë shëndetësorë dhe stil jetese, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet, të botuara në revistën “Nature”, treguan se personat që flisnin vetëm një gjuhë kishin më shumë gjasa të përjetonin “plakje të përshpejtuar”, pra një moshë biologjike më të lartë se ajo kronologjike, gjë që rrit rrezikun për sëmundje të lidhura me moshën.
Në të kundërt, ata që flisnin disa gjuhë kishin rreth gjysmën e mundësisë për të pësuar plakje të përshpejtuar.
Çdo gjuhë shtesë sillte një mbrojtje të matshme, pavarësisht dallimeve shoqërore apo politike, theksoi neuroshkencëtari Agustin Ibanez nga “Trinity College Dublin”.
Sipas tij, përdorimi i disa gjuhëve angazhon vazhdimisht trurin, duke forcuar rrjetet që dobësohen me moshën dhe duke përmirësuar përqendrimin, kujtesën dhe fleksibilitetin mendor.
Për më tepër, poligjuhësia forcon lidhjet shoqërore, ndjenjën e përkatësisë dhe mirëqenien emocionale, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin kardiovaskular, metabolik dhe imunitar.
Rreth 75% e të rriturve në BE flasin më shumë se një gjuhë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar interesi për gjuhët e huaja ka rënë ndjeshëm.
Ibanez shpreson se këto gjetje do të nxisin mësimin e gjuhëve në çdo moshë, si një strategji e vlefshme kulturore dhe shëndetësore për një jetë më të gjatë dhe më të qëndrueshme. /Gazeta Shneta/


