Një rishikim sistematik i publikuar nga MDPI tregon se ecja e rregullt mund të ndikojë pozitivisht në volumet e hipokampusit, strukturës së trurit përgjegjëse për kujtesën, të mësuarit dhe balancën emocionale.
Studimi shqyrtoi 12 studime mbi njerëzit dhe zbuloi se aktiviteti fizik i moderuar, si ecja, lidhet me rritjen e volumit të hipokampusit, shkruan MDPI, transmeton Gazeta Shneta.
Sa më e shpeshtë dhe e qëndrueshme të jetë ecja, aq më të forta janë efektet në shëndetin kognitiv.
Disa studime treguan se edhe ecja me intensitet të ulët dhe në ambient natyror ndihmon në përmirësimin e gjendjes emocionale dhe forcimin e kujtesës.
Ekspertët rekomandojnë që edhe vetëm tre ecje të shkurtra në javë, nga 20–30 minuta secila, mund të sjellin përfitime të qëndrueshme për trurin dhe mirëqenien mendore.


