Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi shkencor hedh poshtë lidhjen midis paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit ose ADHD te fëmijët

Jetë 11/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e thelluar e publikuar këtë të hënë në revistën prestigjioze The BMJ ka gjetur se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk është i lidhur në mënyrë të qartë me autizmin ose çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët.

Kërkimi u zhvillua nga studiues nga universitetet dhe institucionet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Spanjë, në përgjigje të debatit për sigurinë e përdorimit të këtij ilaçi gjatë shtatzënisë, shkruan The BMJ, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithëse disa studime të mëparshme kishin raportuar një lidhje të mundshme, analiza e re zbuloi se shumica e këtyre të dhënave kishin metodologji të dobët dhe nuk mund të provojnë një lidhje shkakësore.

Studiuesit theksuan gjithashtu se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë mund të ndikojnë në zhvillimin e ASD dhe ADHD te fëmijët.

Ky studim vjen pas debatit të nxitur nga disa deklarata publike, përfshirë atë të ish-presidentit amerikan Donald Trump, që u sugjeronte grave shtatzëna të shmangin paracetamolin. Ekspertët shëndetësorë tani theksojnë se ilaçi mbetet i sigurt kur përdoret me kujdes dhe sipas nevojës, duke ndihmuar në trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës së lartë gjatë shtatzënisë./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTri ecje të shkurtra në javë mund të përmirësojnë trurin
Artikulli i rradhës Zbulohet një qasje e re për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.