Studimet e fundit në fushën e neuroshkencës tregojnë se truri ynë nuk dobësohet thjesht me kalimin e viteve.
Ai humbet forcën dhe fleksibilitetin kur ndeshet me të njëjtin rutinë çdo ditë. Kur aktivitetet dhe përvojat bëhen të parashikueshme, neuronet aktivizohen më pak dhe krijimi i lidhjeve të reja nervore ngadalësohet, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se truri ka nevojë për sfida dhe stimuj të rinj për të qëndruar i shëndetshëm dhe aktiv. Përvoja të reja, mësimi i aftësive të reja dhe ndryshimi i zakoneve të përditshme ndihmojnë trurin të formojë lidhje të reja dhe të lëshojë kimikate që e mbajnë mendjen të freskët dhe të gjallë.
Ndryshimet mund të jenë të thjeshta si ndryshimi i rrugës për tek puna, provimi i një hobi të ri, mësimi i një gjuhe të huaj ose udhëtimi në vende të reja. Edhe ndryshimet më të vogla mund të nxisin zhvillimin e trurit dhe përmirësojnë aftësitë mendore, përfshirë kujtesën dhe kreativitetin.
Ky paralajmërim vjen nga studimet e botuara në Scientific Reports dhe mbështetet nga ekspertët e Center for Health Sciences, të cilët theksojnë se truri ka nevojë për stimuj të rinj gjatë gjithë jetës, jo vetëm në fëmijëri apo rinieri. Eksplorimi, kurioziteti dhe mësimi i vazhdueshëm janë çelësi për një mendje të gjallë dhe të shëndetshme.


