Një test i veçantë neurologjik mund të ndihmojë në identifikimin e çrregullimeve që pengojnë kalimin normal të sinjalit nga nervi te muskuli. Këto çrregullime, si Myasthenia Gravis apo sindroma Lambert-Eaton, mund të shkaktojnë lodhje të shpejtë gjatë aktiviteteve të përditshme dhe dobësi muskulore që përkeqësohet gjatë ditës.
Testi i njohur si TNT ose test i stimulimit të përsëritur (TRS) përdoret për të kontrolluar funksionin e lidhjes neuromuskulare, shkruan NCBI, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ndihmon mjekët të diagnostikojnë në kohë sëmundjet që prekin kontraktimin e muskujve dhe të parandalojnë komplikime të mundshme.
Neurologët theksojnë se çdo lodhje e pazakontë dhe dobësi e muskujve duhet të vlerësohet nga specialisti, pasi simptomat mund të tregojnë probleme serioze në transmetimin nervor. /Gazeta Shneta/


