Terapitë e reja që përdorin ARN synojnë gjene që rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe po testohen në klinika të ndryshme.
Këto trajtime ofrojnë shpresë për miliona njerëz që vuajnë nga kolesteroli i lartë dhe që janë në rrezik për sëmundje të zemrës, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Teknologjia e ARN-së mund të sigurojë një zgjidhje më të qëndrueshme dhe më efektive sesa medikamentet tradicionale, duke reduktuar nevojën për përdorim të përditshëm të ilaçeve dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.
Shkencëtarët theksojnë se trajtimet e bazuara në ARN nuk janë vetëm inovative, por gjithashtu mund të jenë më të sigurta dhe të personalizuara sipas profilit gjenetik të secilit pacient. /Gazeta Shneta/


