Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetari kosovar lavdëron shërbimet shëndetësore: “Pritje me minuta, kujdes profesional dhe ndryshime drastike”

Lajme 15/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një qytetar me inicalet P.B nga Kosova ka ndarë përvojën e tij gjatë një rasti urgjent në familje, ku vizitoi disa klinika në QKUK dhe Ndihmën e Shpejtë në Prishtinë.

Ai përshkruan se pritjet për ekzaminime, përfshirë CT-në, ishin shumë më të shpejta se sa i kishte pritur, duke u kryer brenda minutave. Sipas tij, edhe infrastruktura dhe organizimi nëpër klinika duken të përmirësuara krahasuar me vitet e mëparshme, përcjell Gazeta Shneta.

Edhe pse familja ka sigurim privat, ata zgjodhën të bëjnë të gjitha kontrollet në sektorin publik dhe thonë se nuk kanë pasur nevojë për asnjë ndërhyrje apo njohje për të marrë trajtimin.


“Ky është ndryshim i vërtetë, sidomos kur e krahasoj me vitet e kaluara, – shkruan ndër të tjerash.

Ai shton se edhe jashtë vendit pritjet për shërbime të ngjashme zakonisht janë më të gjata, ndaj përvoja e tij në Kosovë ishte më e shpejtë se sa e ka përjetuar më herët në shtete perëndimore.

Në fund, ai vlerëson edhe punonjësit e sigurimit në hyrjet e klinikave për qasjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

Postimi i plotë:

Falënderim për sistemin shëndetësor në Kosovë, me theks të veçantë ndihmën e shpejtë në Prishtinë dhe QKUK-në!

Patëm një rast paksa urgjent dhe isha i mahnitur me ndryshimet, pritjen, zellin dhe kujdesin I cili u shpërfaq, në disa klinika që I  vizituam atë natë!

Ndryshime drastike, si në objekte, ashtu edhe në kujdes, si nga mjekët ashtu edhe nga stafi tjetër medicinal!

Perveç kujdesit, edhe pritjet për CT dhe kontrollet tjera, ishin tashmë punë minutash, e jo javësh apo muajsh!

Edhe pse të paisur me sigurim privat shëndetësor, prapë vendosëm që të gjitha kēto kontrolla t’i bëjmë në klinikat tona shtetërore, dhe me krenari mund të ju them se nga ne veçse e morën notën10!

Pasi që e kam provuar edhe përëndimin, ju garantoj që as atje nuk ka shansa që këto shërbime të kryhen pa pritje të gjata!

Andaj, njerëzit mund të flasin çka të dojnë, por përvoja ime ishte e tillë, pa e “njoftuar” apo munduar askend, edhe pse në shëndetësi kam shumë familjar dhe shoqëri!

PS

Një falenderim I veçantë shkonë edhe për punëtorët e sigurimit, që rrinë te dera, të respektueshëm dhe të gatshën në çdo çastë për të ndihmuar!

Ky është ndryshim, sidomos kur krahasohet me vitet e kaluara, andaj respekt për punën e bërë!

Artikulli paraprakAplikacioni mobil përmirëson shëndetin e pacientëve me diabet dhe hipertension
Artikulli i rradhës Kryetarja e Sindikatës: Situata në spitale alarmante, mungojnë materialet bazike në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.