Një studim i ri pilot ka treguar se përdorimi i një aplikacioni mobil për udhëzime ushqimore mund të përmirësojë treguesit shëndetësorë te pacientët mbi 50 vjeç me diabet tip 2, mbipeshë dhe hipertension.
Pjesëmarrësit që përdorën aplikacionin për dy javë shfaqën ulje të indeksit të masës trupore (BMI), presionit të gjakut dhe përmirësim të niveleve të glukozës dhe biomarkatorëve inflamatorë, shkruan Nutrition Research, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi tregon se teknologjia mund të shërbejë si mjet efektiv për menaxhimin e sëmundjeve kronike përmes ndryshimeve të vogla në dietë dhe zakone ushqimore.
Aplikacioni ofron udhëzime të personalizuara dhe monitorim të përditshëm, duke ndihmuar pacientët të ndjekin dietën dhe aktivitetin fizik.
Ekspertët rekomandojnë që qasja e kombinuar e teknologjisë dhe edukimit ushqimor të përdoret si pjesë e strategjive të kujdesit shëndetësor për të rritur vetë-menaxhimin dhe për të ulur rrezikun e komplikimeve te pacientët me diabet dhe hipertension.


