Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryetarja e Sindikatës: Situata në spitale alarmante, mungojnë materialet bazike në QKUK

Lajme 16/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri,  ka folur për Front Online duke folur për menaxhimin e sektorit shëndetësor,  ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj Qeverisë aktuale, duke thënë se situata në spitale është alarmante.

“Me këtë qeveri nuk kemi qenë të kënaqur as sa kanë qenë duke qeverisur, e lëre më tani që janë në detyrë. Çdo ditë ka mungesa të materialeve bazike jetësore në QKUK’’,  ka theksuar ajo.

Sipas Imerit, pacientët janë të detyruar të blejnë vetë materiale që duhet të sigurohen nga institucionet publike.

“Ka shumë ankesa të pacientëve, ka mungesë të materialeve bazë, siç janë penjtë kirurgjikalë. Në shumë klinika nuk ka fare materiale shëndetësore dhe pacientët detyrohen t’i blejnë vetë’’,  ka thënë Imeri për Front Online.

Në fund, Imeri ka përfunduar se shëndetësia kosovare gjendet në krizën më të rëndë të pasluftës dhe se pa funksionimin e institucioneve shtetërore, nuk mund të pritet asnjë përmirësim.

“Shëndetësia mendoj se është në gjendjen më të keqe të shumë viteve. Kjo lidhet me mungesën e institucioneve. Nëse do të ishin formuar, mendoj që situata do të ishte rregulluar sado pak’’,  ka thënë ajo./Front Online/

Artikulli paraprakQytetari kosovar lavdëron shërbimet shëndetësore: “Pritje me minuta, kujdes profesional dhe ndryshime drastike”
Artikulli i rradhës Robotë të vegjël dërgojnë ilaçe brenda gjakut dhe shpërbëhen pas përdorimit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.