Shkencëtarët kanë zhvilluar robotë të vegjël, të udhëhequr me magnet, që mund të lëvizin brenda enëve të gjakut dhe të dërgojnë ilaçe direkt tek organet e prekuara.
Ky sistem inovativ mund të rrisë efikasitetin e trajtimeve dhe të zvogëlojë efektet anësore të medikamenteve, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Pas dorëzimit të ilaçit, robotët shpërbëhen natyralisht në trup, duke eliminuar nevojën për heqje kirurgjikale.
Ky zbulim mund të revolucionarizojë mënyrën se si trajtohen sëmundjet komplekse dhe kronike, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët e shëndetit dhe inxhinierët bio-mjekësorë besojnë se zhvillimi i këtyre robotëve ofron një hap të madh drejt trajtimeve të personalizuara, ku çdo pacient mund të marrë ilaçin e saktë në vendin e duhur, në kohën e duhur. /Gazeta Shneta/


