Studimet e fundit tregojnë se aktiviteti fizik i moderuar, si ecja apo stërvitje e lehtë, pas të mësuarit mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën dhe aftësinë për të rikthyer informacionin.
Kjo ndodh sepse stërvitja stimulon prodhimin e BDNF (Brain‑Derived Neurotrophic Factor) në hipokamp, pjesa e trurit përgjegjëse për mësimin dhe memorizimin, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se edhe një seancë e vetme me stërvitje të lehtë mund të rrisë efikasitetin e trurit për të ruajtur informacionin afatgjatë.
Kjo nuk është e dobishme vetëm për studentët, por për njerëzit e të gjitha moshave që duan të përmirësojnë kujtesën dhe kapacitetin mendor.


