Një shqiptar me shtetësi britanike ka humbur jetën në Stamboll, Turqi, pas një transplanti flokësh dhe trajtimi dentar të njohur si “Turkey teeth”. Ai filloi të ndihej keq pas kthimit në hotel dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht u konstatua i vdekur.
Mentor Rama, 36 vjeç, udhëtoi në Stamboll, Turqi, për një transplant flokësh dhe trajtim dentar të njohur si “Turkey teeth”, që ofrohet me çmime 40-60% më të ulëta se në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Trupi i Ramës u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, ndërsa policia ka nisur një hetim mbi rrethanat e vdekjes. Më pas, trupi iu dorëzua familjes dhe u riatdhesua në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyra britanike e Jashtme (FCDO) konfirmoi se është në kontakt me autoritetet turke dhe po ofron mbështetje për familjen.
Sipas FCDO-së, të paktën 28 shtetas britanikë kanë humbur jetën në Turqi pas procedurave estetike midis marsit 2019 dhe marsit 2024.
Ngjarja rikthen vëmendjen mbi rreziqet e procedurave mjekësore në Turqi, ku disa klinika nuk përmbushin standardet e sigurta dhe disa pacientë nuk kanë mbijetuar pas trajtimeve. /Gazeta Shneta/


