Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh shënon Ditën Botërore Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Lajme 17/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 17 nëntor shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, një ditë e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit, promovimin e masave parandaluese dhe nxitjen e veprimeve globale drejt eliminimit të një sëmundjeje pothuajse tërësisht të parandalueshme.

Këtë vit, kjo ditë shënohet me moton “Vepro Tani: Zhduke Kancerin e Qafës së Mitrës”, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit, skriningut dhe zbulimit të hershëm si mënyrat më efektive për të ulur incidencën dhe vdekshmërinë.

Kanceri i qafës së mitrës mbetet një ndër kanceret më të zakonshëm tek gratë, duke prekur miliona gra në botë. Faktor kryesor i zhvillimit të tij është infeksioni me HPV (Human Papillomavirus), i cili transmetohet seksualisht. Edhe pse shumica e infeksioneve eliminohen natyrshëm nga organizmi, tipet e rrezikut të lartë të HPV-së mund të çojnë në ndryshime qelizore që përfundimisht zhvillohen në kancer.

Sipas të dhënave të OBSH-së, vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 660,000 raste të reja dhe rreth 350,000 vdekje, ku 94% e tyre ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të mungesës së vaksinimit, skriningut dhe trajtimit të hershëm.

Edhe në Kosovë, kanceri i qafës së mitrës vazhdon të jetë ndër llojet më të përhapura të kancerit tek gratë, duke u renditur i dyti pas kancerit të gjirit.

Sipas të dhënave të fundit:

– Në vitin 2020 janë regjistruar 108 raste;

– Në vitin 2023 janë regjistruar 167 raste, numri më i lartë gjatë periudhës 2019–2023;

– Ndërsa në vitin 2024 janë raportuar 140 raste, që përbëjnë 3.0% të të gjitha rasteve të kancerit; nga 3644 rastet e reja, 124 raste (3.4%) lidhen me kancerin e qafës së mitrës.

Për t’iu përgjigjur këtij shqetësimi të rëndësishëm shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës 2026–2028. Plani synon të forcojë parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin e kësaj sëmundjeje, duke u harmonizuar me objektivat globale të OBSH-së dhe duke kontribuar në iniciativën ndërkombëtare për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës si problem të shëndetit publik.

Ministria e Shëndetësisë rithekson rëndësinë e vaksinimit kundër HPV-së, kryerjes së rregullt të testeve të skriningut dhe informimit të vazhdueshëm të grave dhe vajzave, si hapa kyç për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës.

Artikulli paraprakDogana e Kosovës parandalon kontrabandimit e produkteve ushqimore me vlerë mbi 10,000 euro
Artikulli i rradhës “Rasti ndodhi në veturë”, detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.