Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Europa po dështon në zbulimin e HIV dhe hepatitit, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore

Lajme 17/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë vende evropiane po mbeten prapa në zbulimin e hershëm të HIV dhe hepatitit B dhe C, duke rrezikuar jetën e mijëra personave.

Një raport i ri i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëron se politikat e testimit në shumicën e shteteve janë të vjetruara dhe nuk përputhen me rekomandimet e vitit 2018.

Sipas të dhënave, mbi 650 mijë persona janë diagnostikuar me HIV në rajon, me gati 25 mijë raste të reja vetëm në 2023. Po ashtu, rreth 5.4 milionë njerëz jetojnë me hepatit kronik B ose C, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Problemi më i madh mbetet diagnostikimi i vonshëm. Në 26 vende që raportuan të dhëna, rreth 92% e personave me HIV janë diagnostikuar, por më shumë se gjysma prej tyre e marrin diagnozën shumë vonë – shpesh 3 deri në 5 vjet pasi janë infektuar. Kjo rrit rrezikun për komplikime serioze, rezultate të dobëta të trajtimit dhe transmetim te të tjerët.

Diagnostikimi i vonshëm është i zakonshëm edhe për hepatitin, ku shumë pacientë e kuptojnë infeksionin vetëm pasi zhvillojnë dëmtime serioze të mëlçisë, cirrozë ose kancer të mëlçisë.

Objektivat globale kërkojnë që 95% e personave me HIV dhe 60% e atyre me hepatit kronik të dinë statusin e tyre. ECDC beson se kjo mund të arrihet për HIV, por mbetet më sfiduese për hepatitin B dhe C.

Një nga problematikat kryesore është qasja e pabarabartë në testime:

Testimi për HIV është falas në 24 vende,

Ndërsa për hepatitin vetëm në 17 vende.

Vetëm 22 vende kanë një plan kombëtar kundër hepatitit, dhe më shumë se gjysma nuk i kanë përditësuar udhëzimet e testimit që nga viti 2018.

ECDC u bën thirrje shteteve të rrisin qasjen në testime për grupet me rrezik të lartë, si meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, përdoruesit e drogës, personat transgjinorë dhe të burgosurit.

Raporti vjen pas paralajmërimeve të mëparshme se Evropa rrezikon të mos i arrijë objektivat në luftën kundër HIV-it, hepatitit, infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe tuberkulozit, nëse nuk investon më shumë në shëndetin publik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit u prezantuan plani 100-ditor dhe projektet strategjike për vitin 2025/26
Artikulli i rradhës Trend i ri i rrezikshëm? Çfarë thotë shkenca për vendosjen e gjakut menstrual në fytyrë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.