Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Berisha-Muharremi njofton për llojin e ri të sëmundjes, Diabeti i Tipit 5

Lajme 18/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Endokrinologia Venera Berisha-Muharremi ka njoftuar për llojin e ri të sëmundjes që në popull njihet si e “sheqerit”, Diabeti Tip 5.

Ky kategorizim i ri i kësaj sëmundje është bërë nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit, ka njoftuar Prof. Venera Berisha-Muharremi, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë nga doktoresha:

Njoftim: Diabeti i Tipit 5 – Klasifikim i Ri Zyrtar nga IDF (International Diabetes Federation).

“Diabeti i tipit 5” është njohur së fundmi zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) si një formë e veçantë e diabetit, e cila lidhet drejtpërdrejt me kequshqyerjen (nënushqyerjen) kronike, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

Ky lloj diabeti vërehet kryesisht tek individë të dobët, me histori të mungesës së ushqimit.

Karakteristikat kryesore të Tipit 5:

* Shkaku: Kequshqyerja e rëndë dhe afatgjatë dëmton pankreasin dhe ul prodhimin e insulinës.

* Ndjeshmëria ndaj insulinës: Mbetet normale — ndryshe nga tipi 2, nuk ka rezistencë ndaj insulinës.

* Ketoacidoza: Zakonisht nuk shfaqet, në dallim nga tipi 1.

* Autoantitrupat: Nuk ka autoantitrupa pankreatikë, pra nuk është formë autoimune.

* Prevalenca: Më i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme, ku kequshqyerja është problem i zakonshëm.

Pse quhet “Tipi 5”?

Sepse është një kategori krejtësisht e veçantë, që nuk i përket tipit 1, tipit 2, klasës së diabetit gestational apo formave të tjera që hyjnë në klasën e katërt.

Është diabet i lidhur drejtpërdrejt me nënushqyerjen kronike, me karakteristika klinike unike.

Tek ne, në disa raste, është keqinterpretu kjo formë si Diabeti Autoimun Latent tek të Rriturit (LADA) që është një formë e diabetit me etiologji autoimune, e ngjashme me diabetin e tipit 1, por me një përparim më të ngadaltë dhe paraqitje më të vonshme.

🔎 Klasifikimi për Diabetin tip 5, u miratua zyrtarisht nga IDF në këtë vit, 2025, dhe synon të përmirësojë diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimet për këtë gjendje shpesh të neglizhuar.

Artikulli paraprakGjatë nëntë muajve, mbi 77 mijë pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente të QKUK-së
Artikulli i rradhës Reshje të mëdha shiu, policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.