Sot nis Java Botërore për Ndërgjegjësimin për Rezistencën ndaj Antibiotikëve me moton “Veproni tani: Mbrojeni të tashmen tonë, sigurojeni të ardhmen tonë”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qëllimi i kësaj jave është të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e rezistencës antimikrobike dhe për rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm të antibiotikëve.
Ministria thekson se rezistenca antimikrobike, ku bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë nuk i përgjigjen më ilaçeve, rrit rrezikun e përhapjes së infeksioneve, komplikimeve serioze dhe vdekjeve që mund të parandalohen.
Në njoftim, Ministria fton qytetarët, profesionistët shëndetësorë dhe institucionet që të bashkëpunojnë për të ruajtur efektivitetin e antibiotikëve dhe për të mbrojtur shëndetin e brezave të ardhshëm./Gazeta Shneta/




