Studimet e fundit kanë shqyrtuar përfitimet e mundshme shëndetësore të vitaminës D dhe rolin e saj në mbrojtjen nga disa sëmundje.
Një nga gjetjet kryesore sugjeron se vitamina D mund të ketë efekte antikancerogjene, duke ulur rrezikun e kancerit kolorektal.
Teksa, një studim tjetër tregon se vitamina D mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe të kontribuojë në rritjen e jetëgjatësisë.
Po ashtu, studimet të reja tregojnë se kjo vitaminë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e një ataku të dytë në zemër, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina D është një hormon thelbësor për funksione të ndryshme trupore, duke përfshirë mbështetjen e sistemit imunitar dhe rregullimin e inflamacionit. Gjithashtu, gjendet natyrshëm në disa ushqime, shtohet në të tjerat dhe është e disponueshme si suplement. Trupi e prodhon atë përmes ekspozimit në diell.
Megjithatë, mungesa e vitaminës D mbetet një nga mungesat ushqimore më të përhapura globalisht. Në Shtetet e Bashkuara, pothuajse 42% e të rriturve vuajnë nga kjo mungesë.
Sasia e rekomanduar ditore për shumicën e njerëzve është rreth 15 mikrogramë (2,000 IU), ndonëse marrja e tepruar mund të jetë e dëmshme. /Gazeta Shneta/


