Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ilaçet GLP-1 mund të ulin rrezikun e vdekshmërisë nga kanceri kolorektal?

Jetë 19/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ilaçet agoniste të GLP-1, si Ozempic, të njohura kryesisht për menaxhimin e diabetit të tipit 2 dhe humbjen në peshë, po tregojnë përfitime të reja shëndetësore përtej përdorimit të tyre tradicional.

Studimet e fundit kanë sugjeruar se këto medikamente mund të lidhen me një rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin kolorektal, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një hulumtim i ri ka zbuluar se përdoruesit e ilaçeve GLP-1 që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë mund të kenë një rrezik më të ulët vdekshmërie.

GLP-1 agonistët po studiohen gjithnjë e më shumë për efektet e tyre në shëndetin e zemrës, veshkave dhe trurit, duke treguar ndikime pozitive përtej kontrollit të sheqerit në gjak.

Studimet e mëparshme kanë treguar se këto ilaçe mund të ulin rrezikun e disa kancereve, si kanceri endometrial, ovarian dhe kolorektal.

Sipas Raphael Cuomo, profesor në shkollën e mjekësisë të UC San Diego, GLP-1 agonistët janë “biologjikisht pleiotropikë”.

Kjo do të thotë se, përveç uljes së glukozës dhe peshës trupore, ata ndikojnë në inflamacionin, funksionimin kardiovaskular, zbrazjen e stomakut dhe potencialisht në biologjinë e tumoreve.

Për këtë arsye, kuptimi i efekteve të tyre jashtë kontrollit të sheqerit po bëhet i rëndësishëm për shëndetin publik.

Studimi më i fundit i drejtuar nga Cuomo, i botuar në “Cancer Investigation”, shton prova të reja që medikamentet GLP-1 mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të vdekshmërisë tek personat me kancer të zorrës së trashë.

Këto gjetje mund të hapin rrugën për përdorime të reja terapeutike të kësaj klase medikamentesh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAME: Pas rënies së intensitetit të shiut, situata nën kontroll
Artikulli i rradhës AUV heq një pjesë të ndalimit të importit të shpezëve nga Gjermania

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.