Vransirat shtohen sërish mbi vend ditën e premte. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 14C e 15C.
Sipas burimit Mendimi për Motin, reshjet e shiut vazhdojnë lokalisht me kalimin në ditën e shtunë. Teksa, rebeshe më të dendura shiu parashihet të përfshinë vendin pasdite. Më vonë gjatë mbrëmjes, ulet intenziteti i reshjeve, e vazhdojnë si riga lokale shiu paraditen e së dieles.
Gjatë ditës më pas do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat pësojnë rënie deri në 6C, ato maksimale e minimalet në 0C. Viseve malore mbi 1200m parashihen mundësi për reshje dëbore.



