Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet e reja, Ambasada gjermane: Evropa po vëzhgon

Lajme 20/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësisht se kishte dalë parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti, ka dështuar që t’i japë vendit institucionet e reja.

Pas një bllokade që lidhej me konstituimin e Parlamentit, LVV ka dështuar dy herë që të zgjedh kryeministrin nga radhët e saj, duke detyruar kështu presidenten Vjosa Osmani që të shpërndajë Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor.

Lidhur me situatën politike në vend dhe vendimin e Osmanit për zgjedhjet e reja, në një përgjigje nga Ambasada e Gjermanisë kanë thënë se Kosova urgjentisht ka nevojë për një qeveri.

“Kosova ka nevojë urgjent për një qeveri, e cila është plotësisht funksionale brenda dhe jashtë”, ka thënë për Express zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine.

Ajo tutje ka thënë se Kosova s’mund të përballojë që të humb edhe më shumë kohë, duke rikthyer në vëmendje fjalët e thëna nga kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, se krijimi i një qeverie stabile është e një rëndësie të madhe.

“Kosova nuk mund të përballojë të humbasë më shumë kohë. Siç tha ministri i Jashtëm Johann Wadephul këtu në Prishtinë të martën, formimi i një qeverie të qëndrueshme është me rëndësi thelbësore.”, ka shtuar Heine.

Këtë krizë politike pa institucione të reja, Heine ka thënë se Evropa është duke e shikuar nga afër.

“Evropa po e vëzhgon këtë nga afër”, ka theksuar Catalina Heine.

Zhgënjim për situatën politike në vend dhe për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme kanë shprehur edhe nga Bashkimi Evropian, duke thënë se presin që Kosova të kthehet në rrugën e duhur.

“Kosova duhet të ketë kapacitetet për të vepruar. Në këtë kontekst, ne presim që Kosova të kthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, në të mirë të popullsisë së saj dhe në përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës dhe të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Artikulli paraprakNesër rikthehen reshjet e shiut, maksimalet shkojnë deri në 15C
Artikulli i rradhës Lidhja midis lupusit dhe virusit të përhapur Epstein-Barr

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.