Në Maternitetin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës javën e kaluar kanë lindur 24 foshnja, prej tyre 14 vajza dhe 10 djem.
Përveç lindjeve, gjatë javës janë realizuar mbi 2,380 vizita specialistike, ndërsa 217 pacientë janë pranuar për trajtim.
Numri mesatar i pacientëve të shtrirë çdo ditë ka arritur në 169, transmeton Gazeta Shneta.
Shërbimet diagnostike kanë qenë po ashtu të ngarkuara, pasi mbi 1,560 pacientë kanë kryer gjithsej 18,112 analiza laboratorike.
Ndërkohë, në sallat e operacionit janë kryer 53 ndërhyrje, dhe në repartin e dializës janë realizuar 219 trajtime.
Edhe Shërbimi i Radiologjisë ka pasur aktivitet të shtuar, me 480 ekzaminime Rëntgen, 238 EHO dhe 56 MRI të kryera gjatë javës.
Përveç tyre, janë realizuar edhe 20 ergometri, 42 ehokardiografi, si dhe 8 kolonoskopi dhe 16 gastroskopi. Reparti i Fiziatrisë ka ofruar gjithsej 225 shërbime.




