Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë viktima nga HIV, infektologu Mehmeti: Nevojitet më shumë edukim dhe testim te të rinjtë

Lajme 01/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infektologu i QKUK-së, Dr. Murat Mehmeti, ka folur për situatën aktuale të HIV/AIDS në Kosovë, duke theksuar se virusi HIV mbetet një sëmundje infektive serioze, e cila transmetohet kryesisht përmes kontaktit seksual të pambrojtur, nga nëna te fëmija dhe përmes gjakut.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 31 raste me infeksionin HIV/AIDS dhe gjashtë vdekje si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë, rastet e reja me HIV kanë shënuar rritje vitet e fundit, duke e bërë situatën më kërkuese për ndërhyrje të hershme dhe edukim, shkruan Gazeta Shneta.

Megjithatë, Dr. Mehmeti vlerëson se gjendja aktuale është e qëndrueshme dhe e menaxhueshme, dhe thekson se vendi ka terapi efikase dhe të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me HIV.

“Situata aktuale eshtë e qëndrueshme  edhe pse vitet e fundit ka rritje te numrit te rasteve te reja” u shpreh Dr. Mehmeti.

Sipas tij, shumë simptomave shpesh ngatërrohen me infeksione të zakonshme, çka e bën të rëndësishëm testimin e rregullt.

“Shenjat kryesore pas infeksionit apo faza akute paraqitet me temperature,ethe,plogeshti,rritje te gjendrrave limfatike,dhimbje trupit nyjeve etj” theksoi Dr. Mehmeti.

Ai shtoi se diagnostikimi i HIV-it kryhet përmes testeve rapide në institucione private dhe në Klinikën Infektive, ndërsa testet serologjike, Western Blot dhe PCR realizohen në IKSHPK.

“Faktorët kryesorë të rrezikut për infeksionin me HIV përfshijnë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, veçanërisht ato anale, praninë e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) që rrisin ndjeshmërinë ndaj virusit, si dhe mungesën e informacionit për mënyrat e transmetimit të HIV-it.” shton Dr. Mehmeti sa i përket mënyrës së përhapjes.

Sa i përket parandalimit, Dr. Mehmeti vuri theksin në përdorimin e kondomëve, testimin e rregullt, përdorimin e barnave parandaluese PrEP dhe PEP, trajtimin e hershëm, si dhe domosdoshmërinë e uljes së stigmes dhe paragjykimeve.

Dr. Mehmeti theksoi se të rinjtë në Kosovë ende nuk janë të informuar sa duhet për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV/AIDS. Ai apeloi për më shumë edukim seksual në shkolla, fushata vetëdijesuese, testime të rregullta dhe komunikim të hapur e pa paragjykime./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAustralia vendos ndalimin për rrjetet sociale nën moshën 16 vjeç – ekspertët e quajnë “eksperiment real” për ndikimin tek të rinjtë
Artikulli i rradhës Gjashtë viktima nga HIV/AIDS këtë vit, 31 raste të reja të infeksionit

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.