Një studim i publikuar në “Journal of General Internal Medicine” zbuloi se mbi 75% e pacientëve me demencë nuk ishin në dijeni të diagnozës së tyre, raporton Health Day. Kjo nuk lidhet me mungesën e kujdesit mjekësor, pasi vetëm 7% e pjesëmarrësve nuk kishin mjek familjar.
Sipas studiuesve, mjekët shpesh hezitojnë të japin diagnozën për shkak të mungesës së kohës për një vlerësim të plotë ose trajtimit të pamjaftueshëm mbi demencën. Disa presin që pacientët ose familjarët të shprehin shqetësimet e tyre para se të fillojnë diskutimin.
Studimi përfshiu mbi 300 persona nga Teksasi, me moshë mesatare 76 vjeç, të cilët iu nënshtruan testeve njohëse.
Rezultatet treguan se 81% e të diagnostikuarve nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre. Tek meksikano-amerikanët, kjo shifër ishte edhe më e lartë – 85%, krahasuar me 68% te të bardhët.
Hulumtuesit theksojnë se një diagnozë e dhënë në kohë është thelbësore për trajtim dhe mbështetje adekuate për pacientët dhe kujdestarët.
Dr. Lewis Morgenstern nga Universiteti i Miçiganit e konsideron mungesën e vetëdijes për diagnozën si një problem shëndetësor publik që duhet adresuar, pasi pacientët duhet të kenë mundësinë për të marrë kujdesin e nevojshëm. /Gazeta Shneta/


