Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Forca muskulore dhe gjendja fizike përmirësojnë mbijetesën te pacientët me kancer

Jetë 03/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e të dhënave të publikuara në revistën “British Journal of Sports Medicine”, tregon se forca muskulore dhe gjendja e mirë fizike lidhen me një rrezik të ndjeshëm më të ulët të vdekjes te pacientët me kancer.

Studiuesit sugjerojnë se stërvitja e përshtatur për të përmirësuar forcën muskulore dhe aftësinë kardiorespiratore mund të rrisë shanset për mbijetesë, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Vetëm në vitin 2022, rreth 20 milionë njerëz u diagnostikuan me kancer globalisht, dhe afërsisht 10 milionë humbën jetën nga kjo sëmundje. Edhe pse ka përparime të mëdha në diagnostikim dhe trajtim, efektet anësore të terapive mund të ndikojnë në zemër, muskuj dhe mbijetesën e pacientëve.

Studiuesit analizuan 42 studime, duke përfshirë rreth 47,000 pacientë (mesatarisht 64 vjeç) me lloje dhe faza të ndryshme të kancerit.

Forca muskulore u vlerësua përmes shtrëngimit të dorës, ndërsa aftësia kardiorespiratore përmes testit kardiopulmonar (CPET) ose testit të ecjes 6-minutëshe.

Analiza tregoi se nivelet më të larta të forcës dhe gjendjes fizike lidhen me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak dhe veçanërisht nga kanceri.

Kombinimi i forcës dhe gjendjes së mirë fizike lidhet me një rrezik 8–46% më të ulët të vdekjes nga çdo shkak te pacientët me kancer të avancuar (fazat 3 dhe 4) dhe me një rrezik 19–41% më të ulët te ata me kancer të mushkërive ose të sistemit tretës.

Ky studim thekson rëndësinë e aktivitetit fizik të përshtatur si pjesë e kujdesit të integruar për pacientët me kancer, duke ofruar një mjet të thjeshtë dhe efektiv për përmirësimin e mbijetesës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOsmani dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta
Artikulli i rradhës Parlamenti i Zvicrës kërkon të inkurajojë punën pas moshës 65-vjeçare

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.