Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur trajnimin për Diagnostikimin me Ultratinguj Osteomuskular, i dedikuar specialistëve të Mjekësisë së Sportit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive në Prishtinë.
Sipas njoftimit ky trajnimi ka nisur me 20 Nëntor do të vazhdojë deri më 6 Dhjetor, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë këtij trajnimi praktik dhe teorik, pjesëmarrësit po njihen me bazat e ultrazërit dhe anatomisë së sistemit osteomuskular, si dhe me teknikat e ekzaminimit të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, duke përfshirë shpatullën, bërrylin, gjurin, kyçin dhe dorën. Trajnimi fokusohet gjithashtu tek interpretimi klinik dhe integrimi i njohurive në praktikën ditore./Gazeta Shneta/
.




