Një studim i ri i madh në Kostarika tregon se një dozë e vetme e vaksinës HPV mund të sigurojë mbrojtje rreth 97% kundër virusit që shkakton kancerin e qafës së mitrës, një rezultat i ngjashëm me dy doza.
Hulumtimi përfshiu më shumë se 20,000 vajza nga mosha 12 deri në 16 vjeç, të ndara në grupe që morën një vaksinë të vetme ose dy doza, dhe u monitoruan për pesë vite.
Të dhënat treguan se një dozë e vetme është e efektshme, duke hapur mundësi për të mbrojtur më shumë vajza dhe të reja në vendet me të ardhura të ulëta, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta
HPV është një virus shumë i përhapur seksualisht, dhe përveç kancerit të qafës së mitrës, mund të shkaktojë edhe forma më të rralla të kancerit te gratë dhe burrat.
Sipas studiuesve, mbrojtja e vazhdueshme dhe vaksinimi i hershëm janë çelësi për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se globalisht më pak se një e treta e vajzave adoleshente janë vaksinuar.


