Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të përdorimit e ashensorit në Gjinekologjinë e një spitali të një rajoni.
Sipas njoftimit, kontrolli u bë pas një ankese, dhe inspektorët konstatuan se ashensori nuk është i sigurt dhe mund të rrezikojë shëndetin e pacientëve dhe stafit, përcjell Gazeta Shneta.
“Ashensori (lifti) aktualisht në përdorim nuk i plotëson kriteret e sigurisë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe paraqet rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë e përdoruesve.
Për këtë arsye, Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të ashensorit, deri në realizimin dhe dokumentimin e të gjitha masave korrigjuese të përcaktuara në Raportin e Inspektimit Periodik.” thuhet në njoftimin e Inspektoriatit.
Inspektorati kërkon që të kryhen të gjitha riparimet dhe masat e sigurisë para se ashensori të përdoret sërish./Gazeta Shneta/




