Një studim i ri nga Universiteti i Binghamton zbulon se simptomat e depresionit tek prindërit, veçanërisht mungesa e interesit ose kënaqësisë (anhedonia), mund të ndikojnë në mënyrën se si truri i fëmijëve reagon ndaj gjërave që i pëlqejnë ose nuk i pëlqejnë.
Studimi përfshiu mbi 200 prindër dhe fëmijë të moshës 7-11 vjeç. Fëmijët kryen një detyrë ku duhej të zgjidhnin dyert për të gjetur një shpërblim financiar – nëse zgjidhnin drejt, fitonin para, nëse gabonin, humbnin para.
Gjatë kësaj detyre, aktiviteti i trurit të fëmijëve u mat me elektroencefalogram, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se fëmijët e prindërve me simptoma të larta të anhedonisë kishin reaksion më të dobët të trurit ndaj fitimeve dhe humbjeve, ndërsa simptomat e tjera të depresionit tek prindërit nuk dukeshin të ndikonin në këtë mënyrë.
“Ky studim tregon se mënyra se si prindërit përjetojnë mungesën e kënaqësisë mund të ndikojë direkt tek reagimet e fëmijëve ndaj situatave të përditshme, si sukseset apo dështimet,” tha studente doktorature Elana Israel, autore e studimit.
Profesor Brandon Gibb, drejtues i Mood Disorders Institute, shtoi se kjo mund të ndihmojë në identifikimin e fëmijëve që kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar simptoma depresive dhe që mund të përfitojnë nga ndërhyrjet që përmirësojnë marrëdhënien prind-fëmijë dhe rritjen e interesit dhe kënaqësisë në aktivitete të ndryshme./Gazeta Shneta/


