Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Humbja e dëgjimit në moshën e mesme rrit rrezikun e demencës

Jetë 04/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e një kure për demencën e bën të domosdoshme identifikimin e faktorëve të modifikueshëm që mund të ulin rrezikun e gjendjes.

Një studim i ri tregon se humbja e lehtë ose më e madhe e dëgjimit në moshën e mesme lidhet me një rritje prej 71% të rrezikut për demencë gjatë një periudhe 15-vjeçare, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Personat me humbje dëgjimi shfaqnin gjithashtu mangësi njohëse dhe nivele më të larta të shenjave të trurit që lidhen me demencën.

Humbja e dëgjimit e lidhur me moshën është e zakonshme, duke prekur rreth dy nga tre të rritur mbi 70 vjeç.

Dikur konsiderohej një gjendje e padëmshme, por sot dihet se ajo shoqërohet me izolim social dhe rënie të funksioneve njohëse.

Studimi i botuar në “JAMA Network Open”, tregon gjithashtu se përdorimi i aparateve të dëgjimit ul rrezikun e demencës te personat që kanë probleme dëgjimi, duke nënvizuar rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 57 milionë njerëz në botë jetojnë me demencë, dhe çdo vit shtohen rreth 10 milionë raste të reja. Në shumicën e rasteve, demenca rezulton nga ndërveprimi i faktorëve gjenetikë me faktorët mjedisorë të modifikueshëm. Në këtë grup përfshihen presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, izolimi social, arsimi, konsumimi i alkoolit dhe duhanpirja.

Hulumtimet e fundit tregojnë gjithnjë e më shumë një lidhje të fortë midis humbjes së dëgjimit dhe rrezikut të demencës.

Megjithëse studimet e mëparshme analizuan vetëm funksionet njohëse ose imazherinë e trurit, studimi i ri i kombinon të dyja, duke ofruar një vështrim më të plotë mbi mënyrën se si humbja e dëgjimit kontribuon në plakjen e trurit dhe rrezikun e demencës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakApnea e patrajtuar e gjumit mund të dyfishojë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit
Artikulli i rradhës Refuzohen mbi 6 mijë aplikime për votim nga diaspora, gati 49 mijë aprovohen

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.