Rreth 24% e të moshuarve në mbarë botën përballen me dobësi fizike, një gjendje që rrit rrezikun për rënie, humbje të pavarësisë dhe probleme njohëse.
Një studim i publikuar në “PLOS One” sugjeron se një ndryshim i vogël në ritmin e ecjes mund të sjellë përfitime të mëdha për këtë grup të popullsisë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit analizuan 102 banorë të një komuniteti pensionistësh të moshës 60 vjeç e sipër të cilët ishin në prag të dobësimit fizik.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: njëri ecën me ritmin e zakonshëm, ndërsa tjetri u udhëzua të shtonte lehtë ritmin e ecjes.
Rezultatet treguan se ata që shtuan rreth 14 hapa më shumë në minutë shënuan përmirësime të dukshme në funksionin e përgjithshëm fizik.
Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Daniel Rubin, kjo metodë përbën një mënyrë të sigurt dhe praktike për të rritur intensitetin e aktivitetit fizik tek të moshuarit, pa pasur nevojë për pajisje shtesë apo programe të ndërlikuara stërvitjeje.
Përveç kësaj, studiuesit krijuan edhe një aplikacion për smartfon që mat në mënyrë të saktë ritmin e ecjes, duke u mundësuar të moshuarve të monitorojnë progresin dhe të vendosin objektiva personal.
Ky mjet digjital mund të shërbejë si një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive për nxitjen e një stili jetese aktiv, duke kontribuar në plakje më të shëndetshme dhe ruajtje të pavarësisë. /Gazeta Shneta/


