Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moment historik në Mitrovicën e Veriut, asamblistja Aida Ferati Doli ushqen me gji foshnjën gjatë betimit

Lajme 05/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një skenë e rrallë dhe e pahasur më parë në institucionet lokale të Kosovës është parë sot në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati Doli, u betua në detyrë ndërsa në krah mbante foshnjën e saj, të cilën e ushqente me gji.

Pamje të tilla janë parë më herët në institucione të tilla si Parlamenti Evropian apo Senati italian, por për Kosovën një moment i tillë ka qenë i pazakontë deri sot.

Me këtë gjest, Ferati Doli theu një tabu të gjatë, duke normalizuar amësinë dhe pjesëmarrjen aktive të grave në jetën institucionale.

Ajo e ka ndarë vetë momentin emocional me ndjekësit e saj, duke shkruar:

“Sot, bashkë me Ninzën, u betuam në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, në Republikën tonë.
Me nder e përgjegjësi, fillojmë një kapitull të ri të angazhimit qytetar e institucional, në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë.”

Ky veprim i saj ka marrë vëmendje të gjerë në rrjete sociale, ku shumë qytetarë e kanë cilësuar si shembull të fuqizimit të grave, normalizimit të rolit të nënës dhe guximit për të sfiduar normat e vjetra në institucionet publike./Telegrafi

Artikulli paraprakZakoni i kombinuar i stilit të jetesës përmirëson funksionin e trurit tek të moshuarit
Artikulli i rradhës Rritja e ritmit të ecjes përmirëson funksionin fizik tek të moshuarit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.