Dr. Vjollca Kadolli Halili, drejtoreshe e QKMF-së në Viti dhe anëtare e bordit drejtues të SHSKUK-së, njoftoi sot kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.
Ajo shprehu mirënjohje ndaj kryetarit të Degës së LDK-së në Viti, z. Sokol Haliti, dhe Kryesisë së Degës, të cilët e kanë propozuar për këtë kandidaturë, duke e konsideruar këtë një nder dhe përgjegjësi të madhe, përcjell Gazeta Shneta.
“Synoj të sjell përvojën dhe përkushtimin tim në shërbim të qytetarëve të Vitisë dhe gjithë Kosovës, veçanërisht në fushën e shëndetësisë,” tha Dr. Kadolli Halili në një postim në facebook.
Ajo ka një përvojë të gjatë profesionale që nga viti 2008 si mjeke në QKMF-në e Vitisë dhe ka kontribuar aktivisht në nisma qytetare dhe zhvillimin e shëndetit publik. /Gazeta Shneta/




