Shtetet e Bashkuara mund të humbasin vitin e ardhshëm statusin e vendit pa fruth, për shkak të rritjes së shpërthimeve të sëmundjes që po përhapet sërish në disa shtete.
Rikthimi i fruthit pritet të sjellë rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe miliona dollarë kosto për sistemin shëndetësor.
Vetëm shpërthimi i fundit në Teksasin Perëndimor me 762 raste ka kushtuar mbi 12 milionë dollarë, ndërsa studimet tregojnë se fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze si humbje dëgjimi dhe vdekje.
Ekspertët fajësojnë veprimet e Sekretarit amerikan të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i cili ka përhapur dezinformata kundër vaksinave dhe ka larguar specialistë nga komitetet këshillimore.
Megjithatë, statistikat tregojnë se vetëm 4% e rasteve të fruthit këtë vit kanë qenë te persona të vaksinuar me dy doza.
Shkencëtarët e CDC po analizojnë gjenetikisht virusin për të kuptuar nëse shpërthimet janë të lidhura mes tyre.
Nëse rezulton se virusi ka qarkulluar pa ndërprerje për një vit, SHBA do të humbasë zyrtarisht statusin e eliminimit të fruthit.


