Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Suplementet NAD po bëhen trend, por ekspertët paralajmërojnë për pritshmëri realiste

Jetë 09/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një suplement i quajtur NAD po fiton popullaritet në TikTok, ku shumë përdorues pretendojnë se ai ndihmon në rinimin e lëkurës dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. NAD (nikotinamid adeninë dinukleotidi) është një molekulë që ndodhet natyrshëm në trup dhe ka një rol thelbësor në funksionimin e qelizave.

Kjo molekulë është e përfshirë në metabolizëm, prodhimin e energjisë dhe riparimin e ADN-së, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit qelizor, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.

Me kalimin e viteve, nivelet e NAD në trup bien, gjë që lidhet me plakjen qelizore, dëmtimin oksidativ dhe shfaqjen e rrudhave apo humbjen e elasticitetit të lëkurës. Nivelet më të larta të NAD shoqërohen me më shumë energji, më pak lodhje dhe funksionim më të mirë kognitiv.

Megjithatë, efektet e suplementeve NAD në ngadalësimin e plakjes nuk janë plotësisht të vërtetuara.

Sipas dermatologes Hannah Kopelman, “ka disa prova që tregojnë përfitime për cilësinë e lëkurës dhe vitalitetin, por NAD nuk është një kurë magjike kundër plakjes”.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse këto suplemente sjellin përmirësime të dukshme në lëkurë, energji apo funksion kognitiv.

Për ata që mendojnë t’i provojnë, rekomandohet konsultimi me mjekun, veçanërisht për personat me probleme serioze shëndetësore si sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë.

Një studim i vitit 2024 tregoi se suplementet NAD në përgjithësi tolerohen mirë, por mund të shkaktojnë efekte anësore si dhimbje muskulore, pagjumësi dhe dhimbje koke.

Në përfundim, edhe pse NAD është një molekulë e rëndësishme për trupin, suplementet duhet të merren me kujdes dhe pritshmëri të balancuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHumbja e shikimit dhe kolesteroli i lartë shtohen në listën e faktorëve të rrezikut për demencën
Artikulli i rradhës Mot i vranët dhe me intervale me diell

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.