Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditimi zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Lajme 10/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur probleme të shumta në procesin e ndërtimit të objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës gjatë periudhës 2018 – qershor 2025.

Në raportin e punlikuar gjatë ditës së sotme, i titulluar “Ndërtimi i objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji”, analizon të gjithë procesin e ndërtimit – nga buxhetimi dhe planifikimi, procedurat e tenderimit, deri tek menaxhimi i fondeve dhe zbatimi i kontratës, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas raportit, janë identifikuar probleme në planifikimin buxhetor, përfshirë mospërputhje mes dokumentacionit teknik dhe paramasave të projektit. Po ashtu, janë evidentuar dyfishime dhe pasaktësi në hartimin e specifikave teknike, si dhe mangësi gjatë vlerësimit të ofertave në fazën e tenderimit. Dobësi janë vërejtur edhe në menaxhimin e shpenzimeve dhe kontrollin e brendshëm.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se këto gjetje nënvizojnë nevojën për respektim më rigoroz të kornizës ligjore dhe për një qasje më të sistematizuar në menaxhimin e projekteve të investimeve publike, në mënyrë që të rritet transparenca, integriteti dhe llogaridhënia.

Në fund, ZKA-ja ka propozuar pesë masa për përmirësim.

“Forcim i kontrolleve të brendshme për harmonizimin e buxhetimit dhe transparencës financiare; Mbikëqyrje më efektive të njësive kërkuese dhe prokurimit për të siguruar specifika teknike të sakta; Përmirësim të kontrollit gjatë hartimit të paramasës për të shmangur mospërputhjet me dokumentacionin teknik; Verifikim të plotë të ofertuesve, duke i shpallur të përgjegjshëm vetëm ata që plotësojnë kërkesat e dosjes së tenderit; Ndarje të qartë të fondeve dhe shpenzimeve për secilin projekt dhe forcim të mekanizmave të kontrollit të brendshëm që gabimet të identifikohen në fazat e hershme”

Artikulli paraprakNjë ilaç i rrallë nga plazma e shkencëtarëve po shpëton bebet nga botulizmi
Artikulli i rradhës Inteligjenca artificiale mund të përmirësojë trajtimin e epilepsisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.