Një ilaç i veçantë, i prodhuar nga plazma e gjakut të shkencëtarëve të vaksinuar kundër botulizmit, po shpëton jetën e bebes së infektuar nga kjo sëmundje e rrallë dhe paralizuese.
BabyBIG, i vetmi antidot për botulizmin tek foshnjat, përdoret për të ndihmuar fëmijët e vegjël që nuk mund ta luftojnë sëmundjen vetë.
Sipas ekspertëve, trajtimi mund të shkurtrojë ndjeshëm qëndrimin në spital dhe të zvogëlojë nevojën për respirator, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.
Që nga viti 1997, mbi 3,700 foshnja janë trajtuar me BabyBIG. Ilaçi prodhohet në seri të vogla çdo pesë vjet dhe çdo trajtim kushton afërsisht 70,000 dollarë, por të ardhurat përdoren vetëm për programin shtetëror të trajtimit të botulizmit.
Një nga donatorët, Nancy Shine, shkencëtare e pensionuar nga Kalifornia, ka dhuruar plazmën e saj për tre seritë e para të BabyBIG, duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve të shumë foshnjave.
Autoritetet shëndetësore në Kaliforni thonë se aktualisht ka mjaft ilaç në rezervë për të përballuar rastet deri verën e ardhshme.
Sëmundja ka rritur shqetësimin e mjekëve pasi ka prekur të paktën 39 foshnja në 18 shtete të SHBA që nga gushti, kryesisht për shkak të formës së kontaminuar të formulës së foshnjës ByHeart. BabyBIG vazhdon të jetë një zgjidhje jetësore për të vegjlit e prekur./Gazeta Shneta/


