Një zhvillim revolucionar në teknologjinë mjekësore është stetoskopi me inteligjencë artificiale, i cili mund të zbulojë shenja të sëmundjeve të zemrës brenda vetëm 15 sekondave.
Pajisja mund të diagnostikojë dështimin e zemrës, fibrilacionin atrial dhe sëmundjet e valvulave të zemrës, duke ndihmuar mjekët të marrin vendime të shpejta dhe të sakta.
Ky zhvillim është i rëndësishëm për pacientët në risk, pasi diagnostikimi i hershëm mund të parandalojë komplikime serioze dhe të shpëtojë jetë, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Shenta.
Ekspertët shëndetësorë shprehen se teknologjia mund të integrohet lehtësisht në klinikat dhe spitalet ekzistuese, duke ofruar një mjet të fuqishëm për monitorimin rutinor të pacientëve me rrezik kardiak.
Përveç mjekëve, pajisja mund të përdoret edhe në studime kërkimore për sëmundjet e zemrës.
Për pacientët, kjo nënkupton më shumë shanse për trajtim të hershëm, mbijetesë më të madhe dhe një cilësi më të mirë jetese.
Inovacioni tregon se teknologjia dhe mjekësia mund të bashkëpunojnë për të transformuar kujdesin kardiak. /Gazeta Shneta/


