Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Konsumimi i tepruar i alkoolit rrit ndjeshëm rrezikun për kancer

Jetë 15/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e shumë llojeve të kancerit dhe përkeqëson shanset e mbijetesës tek personat e diagnostikuar, sipas një rishikimi të ri shkencor të publikuar në revistën Cancer Epidemiology.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 62 studime të mëparshme, me një numër pjesëmarrësish që varionte nga dhjetëra deri në afro 100 milionë persona.

Rezultatet treguan se sa më i lartë të jetë konsumimi i alkoolit, aq më i madh është rreziku për kancer, veçanërisht për kancerin e gjirit, zorrës së trashë, mëlçisë, gojës, fytit dhe traktit gastrointestinal.

Sipas autores kryesore të studimit, Dr. Lea Sacca nga Universiteti Atlantik i Floridës, konsumimi i shpeshtë, i rëndë apo episodik (binge drinking) lidhet fort me rritjen e rrezikut për disa lloje kanceri, duke theksuar rëndësinë e moderimit.

Studimi vuri në dukje se personat që ndjekin udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS) – maksimumi dy pije në ditë për burrat dhe një për gratë – kanë rrezik më të ulët për t’u prekur ose për të vdekur nga kanceri.

Rreziku nga alkooli ishte edhe më i lartë te disa grupe, përfshirë personat me predispozitë gjenetike për kancer, ata me obezitet apo diabet, si dhe te afro-amerikanët. Gjithashtu, faktorë si lloji i alkoolit, mosha e fillimit të konsumimit, gjinia, pirja e duhanit dhe historia familjare ndikojnë në nivelin e rrezikut.

Ekspertët shpjegojnë se alkooli dëmton ADN-në përmes acetaldehidit, ndryshon nivelet hormonale, dobëson sistemin imunitar dhe rrit përthithjen e substancave kancerogjene në organizëm.

Artikulli paraprakStudim: Personat e vaksinuar kundër COVID-19 kanë rrezik më të ulët vdekjeje, pavarësisht shkakut
Artikulli i rradhës “Pacientja ka ardh tek ne pa shenja jete, e ka pas më parë një operim për heqjen e zorrës qorre” – Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.