Rreth 2 mijë raste me simptoma të sindromës gripale janë regjistruar në 15 ditët e para të dhjetorit.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, bëri të ditur se janë administruar mbi 10,000 vaksina për gripin sezonal dhe se Qendrat e Mjekësisë Familjare janë të pajisura me sasi të mjaftueshme të vaksinave.
Sadiku përmes një postimi në Facebook njoftoi se për t’u përballur me fluksin e shtuar të pacientëve, stafi udhëheqës i Kujdesit Parësor Shëndetësor ka diskutuar mobilizimin e kapaciteteve mjekësore.
“Të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare janë të gatshme për të ofruar shërbime cilësore.” thuhet në njoftim.




