Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurohet Akseleratori dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

Lajme 17/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  është përuruar Akseleratori i ri linear dhe Bunkeri përkatës.

Në ceromoninë e përurimit morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe   drejtori i Klinikës së Onkologjisë, si dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore.

Ky projekt cilësohet si investimi më i madh i realizuar gjatë këtij viti në QKUK. Vlera e përgjithshme e pajisjeve dhe investimit arrin në rreth 2.7 milionë euro, ndërsa vetëm Akseleratori i ri kap vlerën prej 1.6 milionë euro, raporton Gazeta Shneta.

Investimi është përmbyllur brenda një periudhe prej vetëm pesë muajsh.

Duke folur para mediave, u. d Kryeministri Kurti theksoi se Klinika e Onkologjisë ka pësuar një transformim të thellë, si në aspektin e kushteve për pacientët ashtu edhe për stafin shëndetësor.

“Jemi në Klinikën e Onkologjisë, e cila ka përjetuar një transformim rrënjësor, si në kushtet për pacientët ashtu edhe për stafin. Kjo klinikë tashmë është shembull në Kosovë. Nga 45 shtretër sa kishte më parë, sot ka 150 shtretër. Vlera e përgjithshme e pajisjeve është 2.7 milionë euro dhe ky investim është realizuar për vetëm pesë muaj. Akseleratori, në vlerë prej 1.6 milionë eurosh, ofron saktësi maksimale në rrezatim, duke goditur tumorin pa dëmtuar indet përreth. Kjo do ta zvogëlojë edhe më shumë listën e pritjes dhe do të sigurojë kushte shumë më të mira pune.”, ka thënë Kurti.

Artikulli paraprakAUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Artikulli i rradhës U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK-ja

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.