Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK-ja

Lajme 17/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë, të cilat sipas IHMK-së kanë krijuar shqetësim dhe konfuzion te qytetarët. IHMK-ja thotë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin nr. 06/L -035 për veprimtarinë hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.

Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK-ja dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së. Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bën njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas joprofesional dhe shkencëtarësh i pa drejtë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i IHMK-së vjen pasi menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, ditën e djeshme në një postim ka thënë se sipas parashikimeve aktuale, moti do të nisë të ndryshojë në pjesën e dytë të javës që vjen, kur pritet një depërtim i masave më të ftohta ajrore me temperatura që mund të shkojnë deri në -20 gradë.

Reagimi i plotë i IHMK-së:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ditëve të fundit nëpër media dhe portale është shpërndarë lajmi që ky fund vit do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë, të cilat kanë paraqitur konfuzion dhe shqetësime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për veprimtarinë hidrometeorologjike, Neni 13 sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.

Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK-ja dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.

Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo preofesional dhe shkenctarisht i pa drejtë. Standardet e parashikimit të motit

Standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizats Botrore Meteorologjike (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara.

Shrbimet hidrometeorologjike nacionale janë institucionet kompetente për vrojtime dhe paralajmërime të hershme të motit.

Matja e elementëve kryesorë atmosferikë si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, duke përdorur mjete si satelitë, radarë dhe sensorë tokësorë. Parashikuesit më pas i analizojnë këto kushte aktuale me modele moti dhe modele historike për të parashikuar gjendjet e ardhshme, duke lëshuar alarme (vëzhgime, paralajmërime, këshilla) bazuar në nivelet e besimit dhe pragjet specifike të rrezikut.

Saktësia e parashikimit: Përgjithësisht e lartë për 1-3 ditë (80-90%), duke rënë ndjeshëm për 5-10+ ditë (rreth 50%)

1. Parashikimi afatshkurtër

• 0–3 ditë – 72 orë (shumë i saktë), përdoret për motin ditor (shi, temperatura, erë dhe është standard për parashikimet publike)

2. Parashikimi afatmesëm

• 4–7 ditë (saktësi mesatare), modelet me shkallë të gjerë të motit (vala të nxehtët, fronte të ftohta) zakonisht parashikohen mirë

3. Parashikimi i zgjatur

• 8–14 ditë (saktësi e ulët për detaje), jepen vetëm tendenca, jo kushte të sakta (p.sh. “më ngrohtë se mesatarja”)

4. Afatgjatë / përspektivë (jo parashikim i drejtpërdrejtë)

• Javë deri muaj (bazohet në modele klimatike (El Niño, La Niña), epet si probabilitet, jo si mot.

Standard shkencor kryesor

• Për shkak se atmosfera është dinamike parashikimi i besueshëm i motit është i kufizuar në rreth 7–10 ditë.

Artikulli paraprakPërurohet Akseleratori dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Artikulli i rradhës Mungesa e barnave esenciale, Haxhijaha fajëson Vitinë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.