Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Që nga tetori, mbi 10 mijë persona të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë

Lajme 18/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 10 mijë vaksina kundër gripit sezonal janë aplikuar në Prishtinë që nga 1 tetori, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Dr. Valdet Hashani.

Sipas Dr. Hashanit, deri më tani janë administruar 10 mijë e 380 vaksina, kryesisht te personat mbi moshën 65-vjeçare, personat me gjendje të caktuara shëndetësore, punëtorët shëndetësorë dhe kategoritë e tjera të rrezikuara.

Nga totali i vaksinave të aplikuara:

7316 janë te personat mbi 65 vjeç

2875 te personat nën 65 vjeç me gjendje shëndetësore të caktuara

183 te punëtorët shëndetësorë

3 te gratë shtatzëna

3 te fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç

Drejtori i QKMF-së ka rikujtuar se fushata e vaksinimit sezonal ka nisur më 1 tetor, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit si mënyra më efektive e parandalimit të gripit sezonal.

‘’Fillimisht qytetarët do të duhej të ishin vaksinuar, meqë vaksinimi sezonal sivjet ka filluar me 1 tetor, por të gjithë ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, tani duhet të kujdesen për veten e tyre dhe familjarët e pa vaksinuar edhe në rrethana shtëpie, meqë marrja e një Paracetamoli, Ibuprof4ni apo diklofeni, apo te ngjashëm për të ulur temperaturën trupore apo dhembjet eventuale te kokës, trurit bëjnë efektin e mjaftueshëm. Marrja e vitaminës C, D, Mg e mineralet tjera’’, ka thënë Dr. Hashani për Front Online.

Ai ka rekomanduar që qytetarët që nuk janë vaksinuar të tregojnë kujdes të shtuar, duke përfshirë përdorimin e terapisë bazike për uljen e temperaturës dhe dhimbjeve, marrjen e vitaminave dhe mineraleve, si dhe respektimin e masave higjieno-sanitare.

‘’Lani duart rregullisht me sapunë, sidomos pas teshtitjes dhe kollitjes, kështu pengoni infektimin e anëtarëve tjerë të familjes apo ata që vini në kontakt, ajrosini shpesh dhomat ku qëndroni, mos i prekni hundët, grykën , dezinfektoni tavolinën, dorezën e derës, teledirigjuesit dhe çdo gjë që prekni. Merrni ushqime të shëndetshme, flini mjaftueshëm dhe pushoni më gjatë se zakonisht, aktivitetet të jenë shumë të lehta’’, u shpreh ai.

Sipas Dr. Hashanit, gjendjet virale zakonisht zgjasin tre deri në katër ditë, por mund të zgjasin më shumë te personat me imunitet të dobësuar ose te ata që nuk pushojnë mjaftueshëm.

‘’Gjendjet virale apo gripet sezonale zgjasin, varësisht nga individët, nga 3-4 ditë por mund të zgjasin edhe më shumë te personat me imuniste të dobësuar, ata që nuk pushojnë mjaftueshëm, dhe nuk kujdesen për simptomat’’. theksoi Dr. Hashani.

 

Artikulli paraprakDy gra të moshuara gjenden pa vetëdije në Junik, njëra humb jetën
Artikulli i rradhës Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luftës

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.