Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektet pozitive të qumështit me çokollatë për shëndetin

Jetë 24/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi me çokollatë nuk konsiderohet më vetëm një pije e preferuar e fëmijëve. Studimet tregojnë se ai ofron përfitime ushqyese edhe për të rriturit, veçanërisht për rikuperimin muskulor pas aktivitetit fizik dhe për menaxhimin e oreksit.

Një nga përfitimet kryesore është përmirësimi i rikuperimit të muskujve pas stërvitjes. Pas ushtrimeve, trupi ka nevojë për karbohidrate, proteina, yndyra, elektrolite dhe ujë. Qumështi me çokollatë i përmban të gjitha këto elemente, duke u treguar po aq, ose edhe më efektiv se pijet sportive tradicionale për rikuperim dhe rihidratim, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Mes tjerash, ndihmon gjithashtu në forcimin e kockave. Si produkt qumështi i pasuruar, qumështi me çokollatë përmban kalcium, i cili mbështet dendësinë kockore, dhe vitaminë D, që ndihmon në përthithjen e kalciumit nga organizmi.

Përveç këtyre, qumështi me çokollatë është burim i disa lëndëve të rëndësishme ushqyese, si magnezi, fosfori, kaliumi, proteina, vitamina A dhe B12, zinku dhe seleni, të cilat kontribuojnë në shëndetin e zemrës, trurit, muskujve dhe sistemit imunitar.

Falë përmbajtjes së proteinave dhe yndyrave, qumështi me çokollatë mund të ndihmojë edhe në frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë. Disa studime sugjerojnë se konsumimi i produkteve të qumështit me yndyrë të plotë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për shtim në peshë.

Së fundmi, hulumtime të tjera tregojnë se konsumimi i qumështit mund të lidhet me një rrezik më të ulët për disa sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe osteoporoza, megjithëse nevojiten studime shtesë për të kuptuar plotësisht këto efekte. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUP: Fakulteti i Mjekësisë shënon avancim të dukshëm në kërkime shkencore gjatë vitit 2025
Artikulli i rradhës Sindikatat bëjnë thirrje për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.