Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Lajme 26/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve shëndetësor. 90 mjekë e 1932 infermierë e kanë lëshuar Kosovën.

Kjo sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë është shqetësuese pas vendit po iu largohen kuadrot për të cilat janë shpenzuar mijëra euro.

Mungesa e kushteve të punës e pakënaqësitë më paga kanë bërë që shumë profesionistë shëndetësor të largohen në Kosova.

Avazi i largimeve ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025, shkruan tëvë1.

Ani pse krahasuar me vitet paraprake numri mjekëve e profesionistëve tjerë shëndetësor të cilët janë larguar ka rënë, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese për Odën e Mjekëve.

“Statistika nuk janë të sakta asnjëherë për arsyen se koha e liberalizimit të vizave ka lehtësuar kushtet dhe rrethanat që lëvizja e lirë të ndodhë. Megjithatë, në krahasim me vitet e tjera është rendi në rënie, por nuk është ndonjë diferencë e madhe, është duku rreth 20 më pak. Këtë vit kanë kërkuar certifikatë të sjelljes së mirë në Odën e Mjekëve rreth 90 mjekë”, thotë për Tëvë1, Naser Gjonbalaj nga Oda e Mjekëve.

Sipas nënkryetarit të kësaj Ode, pjesa dërmues e atyre që janë larguar janë mjekë të përgjithshëm.
E jo vetëm mjekët, Kosovën e kanë braktisur edhe infermierët.

“Këtë vit infermierë gjithsejtë kanë kërkuar 192, licenca të plastifikuara, dokument i cili ju nevojitet, për ta dërguar në vendin ku ata ushtrojnë profesionin shëndetësor. Me vitin 2024, është një rënie mirëpo trendi po vazhdon”, shprehet Nexhmije Gori – Kryetare e Odës së Infermierëve .

Madje sipas kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Tëvdie Imeri, largimi i profesionistëve shëndetësor është shqetësues. Prandaj kryetarja e kësaj Federate, kërkon që të ndërmerren masa.

“Është hala me shqetësuese se pse një kuadër të përgatitur kaq shumë të shkojë i përgatitur në një vend tjetër ndërsa ju e dini shumë mirë se sa i duhet investim për me nxjerr një doktor të përgjithshme e pastaj të mos flasim për specializant. E gjithë kjo kosto që i kushton familje dhe në fund të fundit po ja dërgojmë një produkt të gatshëm .Ish dashtë të bëhet një strategji për ndaljen e ikjeve të punëtorëve shëndetësor, pasi Kosova mund të mbetet shumë keq pas pak kohe”, thotë ajo.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovë, Gjermania vazhdon të jetë destinacioni i profesionistëve shëndetësor.

Artikulli paraprak107 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës Nga maskat LED te “migraine meal”: Trendët shëndetësorë që pushtuan rrjetet sociale në vitin 2025 – çfarë thonë ekspertët?

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.