Shtimi në peshë gjatë moshës së mesme është i zakonshëm dhe lidhet me ngadalësimin natyror të metabolizmit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), shumica e të rriturve shtojnë 10 deri në 25 kilogramë nga të 20-at deri në të 40-at.
Ekspertët shpjegojnë se me kalimin e viteve metabolizmi ngadalësohet, ndërsa zakonet ushqimore shpesh mbeten të njëjta, duke çuar në rritje graduale të peshës.
Kjo rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet dhe probleme të tjera shëndetësore.
Ruajtja e një stili aktiv të jetesës, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik i rregullt, të paktën 150 minuta në javë, janë ndër masat kryesore për të parandaluar shtimin në peshë gjatë kësaj periudhe të jetës./Gazeta Shneta/


