Shëndeti mendor i nxënësve ka shënuar përmirësim të dukshëm pas pandemisë së COVID-19, tregon anketa e vitit 2025 e realizuar në Minnesotë.
Sipas të dhënave, ankthi te adoleshentët ka rënë krahasuar me vitin 2022, ndërsa numri i nxënësve që kanë menduar për vetëvrasje është më i ulëti në dhjetë vjet.
Po ashtu, është vërejtur rënie e konsumit të alkoolit, duhanit dhe drogave.
Megjithatë, përdorimi i rrjeteve sociale mbetet i lartë, ndërsa konsumi i pijeve energjike është në rritje, veçanërisht tek nxënësit e shkollave të mesme.
Ekspertët vlerësojnë se trendet pozitive janë inkurajuese, por theksojnë se mbështetja për shëndetin mendor të të rinjve duhet të vazhdojë./Gazeta Shneta/


